August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Istog

Erën nuk ta solla unë
Atë e gjeta në mesin tënd
Ndoshta
Kur sytë rishohin bjëshkët tua
E zemra krahrorit me fuqi i bije
Ti e kupton
Që poshtë nënqiellit tënd
Biri yt është kthyer
E shpirti i tij
Disa tallaze
Ti shton.

Vuaj
Se nuk jam i fortë sa era jote
Që të lëshohem me furi
Gjithandej atdheut
E ti zgjoj nga gjumi shqiptarët
Për detyrën e pakryer të bashkimit

Vuaj
Se nuk e kam fuqinë e erës sate
Përdhuni kufijt e atdheut ti zgjeroj
Ti marr në mbrojtje bijt e mij
E ti ngris si Flamur Vlore
Në krenari
Në qytetëri

Pra
erën nuk ta solla unë
Se po ta sillja unë
Do ta shfryja gjithandej atdheut
Ai Zot mbi shtatë qiej e di
Se po ta sillja unë
Peshë do ti ngrija zemrat e burrave
Jetë do ti mbushja djepat
Oh bre
Po ta sillja unë
Do ishte furtunë
Furtunë drejtësie
Që nipi i shqiptarit i rilindur
Të rrojë krah kombeve tjera
Shekujve
I fortë
Siq i ka hije!

Erën nuk ta solla unë..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com