Jam një vajzë, nga gjithë Shqipëria! – Bukurie Binjaku
JAM NJË VAJZË…
NGA GJITHË SHQIPËRIA!
Unë jam një vajzë shqiptare
Shpirt shqiponjë e krenare,
Lind nga Shqipëri e mesme,
Zemër-bujare bukur kuvende.
Jam një vajzë, nga Elbasani
Ndjehem trime, porsi djali,
Unë jam, nga tërë Shqipëria,
Troje shqiptare, viset e mija.
Ndjehem Shqipe, nga Kosova
Në zemër, Çamëria e Gjakova,
Në gjak jam labe Himara, Vlora,
Dhe malsore, veri Lezhë-Shkodra.
Të tërë Atdheut, shpirtin shtrirë
Fusha e male, beharit gjelbërim,
Bregdeti ynë, sa hijeshi e bukuri,
Ndjehem krenare, për ty Shqipëri.
Jetoj në kurbet, për shumë vjet
Për vëndlindjen, digjem në siklet,
Bukuritë e Atdheut tim s’i gëzova,
Në mërgim nga malli qava lotova.
Mërgimtari s’sheh, kurrë pranverë
S’gëzon shpirtin as dimër, as verë,
Digju-digju shpirt-zemër, për Vatan,
Paskëm lind pafat të jem nga ty larg.
Bukurie Binjaku. 24. 5. 2020. GREQI.