A e di …! – Diturie Hasanaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
A e di …!
A e di ku e pashe zotin?
Ne cdo te uritur,
tek ai qe bota e jeta e kishin harruar..,
e gjeta brenda shpirtit te njeriut,
e gjeta ne lotin e tij,
e gjeta ne nje femije te porsalindur,
qe nuk dinte c’ishte mekati,
e gjeta ne mjerimin e kesaj bote,
ku ndante pa pertuar njerezillek,
sikur te ishte gjeja me e thjeshte,
pa degjuar kurre fjalen ”ma kthe”..,
a e di ku e gjeta zotin?
Ne durimin e pashtershem timin ,
per te gjitha ato sa me dhemben ne jete,
vertet u pengova shume here ,
rashe por kurre nuk me la te bie ne gremine,
une vazhdoj…., vazhdo edhe ti……
27-5-2017 Diti Balliu
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com