August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

HENA

E moren me gurë hënën ca fëmijë rrugaçë
natës tek ndriçonte me një shkëlqim të lehtë,
fytyrën ia njollosën, ia bënë vurratë
nën një urrejtje naive, të beftë.

Kraterë dhimbjeje ju hapën nën sy,
të thatë, të heshtur që s’u mbushën kurrë,
ju fashit shkëlqimi, huazoi pak truk,
në orbita kohe rrokulliseshin veç gurë.

E zbehtë në kupolë shfaqet pa lënguar
me ca fasha drite të ndriçojë çdo natë
kukafshehtas me retë luan si fëmijët
dëshiruar sërish të shkelqejë dhe pak.

Me gurë e morën hënën ca fëmijë të pabindur
kratere i lanë në fytyrë, në gjitë
rrotuluar Diellit, Tokës s’i largohet
për të marrë nga pak e reflektuar dritë…

#suzanaalimani2019

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com