August 7, 2024

Një bisedë e çuditshme me ullirin shekullor – Nezi Plaku-Velaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Një bisedë e çuditshme me ullirin shekullor

Një bisede pak të çuditshme do tju tregoj,
Me një ulli të motshëm shekullor bisedova,
Duket si ëndërr e një gjumi të thellë,
Nga kjo ëndërr, deri në fund s’u zgjova.

Një fytyrë fisniku, gdhëndur ishte në trung,
Sytë e vegjël i kishin hyrë thellë në zgavërr,
Vetullat i vareshin të vrenjtura mbi qepallë,
Ku ndjehet ledhatimi i gurëzave të lagur.

I shoh damarët e trugut, bërë si akulli në përrenj,
Çfar fshihin vallë, ato rrathë dhe ato brazda?
Më thuaj diçka të fshehtë që ne ndoshta s’e dimë?
Gënjeshtrat që ndër vite na janë servirur të vërteta.

I menduar ulliriri tundi kokën rëndë-rëndë,
Degët që mbarte mbi kurriz ja zbehën shikmin,
Pasi u mendua mirë për një kohë të gjatë,
Me një “Ah” që i doli nga brënda, filloi të flasë.

Rrezet e diellit hynin më bollëk nëpër gjethe e degë,
Unë e shikoja serbes, drejtë e në sy plot kureshtje,
Nuk kisha ndroje aspak ju betohem, nga ajo fytyrë e çuditshme ,
Nga ai burrë i motçëm që më shikonte vrejtur më sy.

Dorën mbante të mbledhur grusht poshtë mjekrrës së zbardhur,
Sikur hallet e gjithë botës kishte mbi shpinë,
Një buzëqeshje të ëmbël fshihte në fytyrën burrërore të plakur,
Me një hundë të vogë merrte frymë me vështirësi.

Histori të vjetra shekullore më tregojoi
Unë rrija me gojë hapur gjithë vesh e sy,
Më foli për Pirron e Epirit që ishte racë e pastër Ilire
Për Aleksandrin e Madh bashkë më nënën e tij Olombinë,
Gjurmët e historisë prekën kaltërsinë e qiejve.

Vazhdoi të tregoi për Balozin e Zi të legjendave,
Papritmas u drodh trungu, u drodhën edhe degët,
Klithi më një “ah”, kur foli për Gjergj Elez Alinë,
Kokrrat e ullirit ranë në tokë më gjithë gjethe.

Burrit të motshëm i pashë mbi faqe një pikë lot,
I rrodhi nga syri brënda, thellë nga zgavra,
Edhe pse kishte nëntë plagë të rënda në trup,
U ngrit nga shtati, u përlesh me Balozin Zi, dhe e mundi,
Kështu mbrojti nderin e motrës së tij.

Vazhdoi me historine e Gjergj Kastriotit, hero kombëtar.
Për luftën e tij heroike me turqit si kordhëtar,
Ishte një strateg dhe burrë me mënd,
Ishte mbreti i Ilirisë, i Epirit, i Dardanisë,
E njihte turqia dhe gjithë bota mbarë,
Qëndronin para tij gatitu, burra shteti, trima me mënd.

Për një çast ndaloi bisedën e mori pak frymë,
Duke ju dridhur duart ndezi çibukun.
Me keqardhje më foli Shqipërinë kur e bënë copë-copë,
Fqinjët grabitqar, me Fuqitë e Mëdha, në vitin 1913.

Unë dëgjoja më kureshtje duke e parë në sy,
Të gjitha çfar më tha ishin shumë, si mbajta dot mënd,
Më foli shumë për Zogun e Parë, mbretin e Shqipërisë,
Për sundimin e tij për 25 vjet.

Foli për atdhetarët tanë të shpërndarë nëpër botë,
Për burra shteti me mënd që jetonin të mërguar,
Për patriotët që ngritën flamurin e pamvarësisë në Vlorë,
Për deputetët e parë të Kuvëndit të Shqipërisë.

E pashë që u lodh duke folur aq gjatë,
Fliste e ndalonte dhe merrte pakëz frymë,
Por nuk ndalej kur folur për rilindasit tanë,
Për poetët e shquar atdhetarë,
Që me penë kanë shkruajtur me mallë për Mëmëdhenë.

Ndjeu ashpërsinë e shkëbit në tabanet e këmbëve
U krekos, ngriti kokën krenar kur foli për shkollën e parë,
Për alfabetin shqip, abetaren e parë që do ngelet e gdhendur në shekuj.

Eh sa të vërteta fshihte ai burrë fisnik, në ato rradhë dhe brazda,
Sa të thëna dhe të pa thëna mbartin brënda zgavrës,
Në rrënjë thellë fshihet histori dhe legjenda,
Në degë, në gjethe fshihet fjalët e thëna dhe të pa thëna.

Burrit të mënçur s’i binte asnjë fjalë në tokë,
Sytë thellë ja pash që po i vetëtinin,
U ngjeth i tëri që nga trungu deri në degë,
Flokët e kokës ju ngritën përpjetë edhe gjethet,
Kur foli për të mallkuarin, kriminelin Enver .

Pastaj tundi kokën rëndë rëndë i menduar,
Nga thellësia i doli fjala me vështirësi me “ah” ,
Ai ishte i pabesë, të vriste natën të qante ditën,
Vrau me radhë gjithë shokët, elitën e kombit,
Në pabesi pa i bërë tërr syri.

Djall, pervers kishte vënë një maskë, fytyrë njeriu,
Kush s’e njihte, shtenjt ja blente lëkurën,
Orator plot gënjeshta të hidhte hi syve,
Një popull për pesëdhjetë vjet e la shurdh, memec, qorr në errësirë, nga bota të izoluar .

Mezi Plaku Velaj
Tiranë 10. 05. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com