Mendimtari – Imri Demisai
M E N D I M T A R I
Na ishte njëherë një burrë në malësi,
jetonte i vetëm në një kullë të vjetër;
kushdo që kishte halle shkonte te ai,
e pastaj kthehej me një ndjenjë tjetër.
Me fjalë të urta, me dorën në zemër,
i ndihmonte secilit ta gjejë vetveten;
në shtatë a tetë bajraqe ai bëri emër,
duke ia treguar njerëzve të vërtetën.
Dhe, erdhi një ditë kur po nxihej moti,
te kulla i erdhën gjithë krerët e vendit;
“Për kët´ qiell he burrë vec ti edhe Zoti,
se na janë prish keq ligjet e kuvendit. “
U mendua plaku, i preki mustaqet,
dhe ia vuri dorën në sup më të riut;
“Puna e parë është të zbuten gjaqet,
se modestia ia shton vlerën njeriut.”
Dhe i tha secilit të marri një shtëmbë,
e ta vërë shtëmbën në tepe të kresë;
mendjemadhësinë ta shkeli me këmbë,
e ta mbushi gjoksin me nder e me besë.
Dhe brofi më këmbë burri më i vjetër,
po iu thye shtëmba menjëherë të ziut;
kur e pa se s´kishte rrugëdalje tjetër,
po ia prishte punën edhe më të riut.
Nga tetë sa ishin dy shtëmba u thyen,
dhe plaku i urtë i përcolli gjer te dera;
po ata dy fatkeqët u ndalën, u rrëfyen,
as dredhitë e holla nuk i marrka era (!)
Kaluan gjashtë javë e u mblodh paria,
për nder e për besë të tetët u betuan;
u kthjellua moti, këndoi gjithë malësia,
por ato dy shtamba kurrë nu u harruan.
[idem@isai]
*Mirditori, skicë nga
Vanessa Stavenow🌟