August 3, 2024

Para gjyqit të Zotit – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PARA GJYQIT TË ZOTIT.

Uragan vdekjesh ka përfshirë ruzullin
jetë të pafajëshme po ikin çdo minutë,
dhe nuk dihet se kur do ta mbajë vrullin
përveç atyre që e gatuan këtë luftë.

Ata që luftuan e ndërtuan shtete po vdesin
djersa dhe mundi i tyre po groposet sot,
nesër ata zdo kenë as var të vetin
që dikush të shkojë aty të derdhë lot.

O zot ç’po bëhet kështu në këtë botë?
A thua i ardhi fundi dhe ti se mban dot?
po fajin e ka njeriu që luan me jetën e vetë
se veten do ta zëvendësojë dhe me robot.

Para gjyqit të zotit fajtorët do të japin llogari
për këtë krim ç’njerëzor që po bëhet sot,
po pse shkel ligjet e të madhit zot o njeri?
pse i bën vetes tënde keq kot më kot.

Besnik Memelli
14.04.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com