Të jesh nënë…! – Eduart Veli
TË JESH NËNË…!
Një kafe me një shok, tek një lokal i vogël,po pinim një ditë.
Ajo që pashë e do më mbetet në mëndje,s’do më ikë nga sytë.
Bashkë me kafen do shijoni diçka të bukur,tha kamarjeri me emrin Dervish .
Ca thërrime buke hodhi aty pranë mbi barin e njomë, mbi një plis.
Ejani,zogj ku më shkuat tha i gëzuar,përse më latë vetëm sotë !?
Do shihni një skenë të bukur vëllezër,që unë e shoh përditë e më dalin lotë.!
Në çast, katër zogj,pranë plisit të barit erdhën në fluturim.
Të shohim tani se çdo të ndodhë me zogjtë me tha shoku im !
Dy zogj cërr cërr,cicëronin hapnin gojën lartë e zogun nënë, shikonin.
Babai i zogjve,bënte roje,se mbase zogj të tjerë
pranë tyre qëndronin.
Zogu nënë, të dy bijtë me radhë me thërrime të
vogla i ushqente .
Për vete, asnjë thërrime nuk vuri në gojë,shihte bijtë dhe shkëlqente !
Ky ritual vazhdoi gjatë,zogu nënë i ushqeu bijtë apo bijat gjithë gëzim.
Një copëz e mbajti në gojë,se ndoshta dhe atë , jua jepte në fluturim!
E ndoqa atë spektakël,të bukur,më rrodhën lotë nga sytë, u emocionova.
Ja çdo të thotë të jesh nënë,ja kështu rriten dhe fëmijët në jetë ,mendova!
Atje,me atë kafe përpara,fëmijërinë kujtova unë,
kujtova nënën time.
Si ata zogjtë,mbi atë plisin e barit,ne fëmijët na rriti me thërrime.
“Po ulu dhe ti moj nënë në sofër,i thoshnim ha dhe ti me ne një herë.”!
“Hani ju bëftë nëna, nëna ka ngrënë na thoshje ti përherë!
Të jesh nënë,vetëm nënat e dinë,vetëm ato ktë ndjesi provojnë.
Nënat një jetë me bijtë e bijat në një simbiozë të bukur jetojnë !
Të jesh nënë,është fjalë e madhe,çdo ditë nëna mban me vete magjinë.
Të jesh nënë, je si det me ujë të ëmbël,me vete
ke përherë poezinë!