August 28, 2024

Te kthehem nje dite dua – Servet Xhelili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TE KTHEHEM NJE DITE DUA

Asgje s’do doja te ktheja mbrapsht,

Veç kohen dhe akrepat e ores,

Kete deshiroj,dhe zoti ne dasht,

Te ma japç elsin,ne pellemb te dores,

Se dua te kthehem atje ku isha,

Ne endrrat e kujtimeve te mia,

Atje ku u linda dhe u rrita,

Atje ku me mbeti femijeria.

Te ajo kohe e bukur dhe e arte,

Te vlerat e njerzve atehere,

Te ata qe ikne e u ngjine larte,

Por qe lane kujtimet e tyre me vlere.

Te dasmat tona aq shume bukura,

Te thjeshta,por me aq shume lezet,

Te nuset qe beheshin si flutura,

Te bekuara,edhe prej Zotit vet.

Te kthehem te sofrat e shtruara,

Ne dasma,gezime dhe mort,

Te ato gjellra aq mire te gatuara,

Prej atyre nenave,me t’mirat ne bot.

Te kthehem ne mbreterin e kujtimeve,

Dhe te shtrihem mbi to si i dehur,

Te pi me etje ate ujin e burimeve,

Si ne vap te gushtit,djersitur e nxehur.

Te kthehem,e te shoh ata male te larte,

Qe fshatit tim i rrine si kurore,

Po ç’qenka kjo deshire dhe mall i zjarrte,

Qe me eshte ndezur ne kraharor?

Te kthehm e te bej sehir ato brinja,

Me ate jeshillekun qe i mbulon,

Te degjoj me mall ato kembor e zila,

Te shoh gjen e gjalle kur varen ne hon.

Te kthehem te shoh ato rruge e sokak,

Qe ne femijri i kam shkelur me kembe,

Vendet ku loznim cingle e nagaç,

Apo futboll me topa rreckash bere.

Te kthehem te sheshet,me ere rigoni,

Te ato male me ere çaji e sherebeli,

Te uji ftohte i Rodhines e Honit,

Tek e kaluara ku femijria me ngeli.

Te te gjallet tane,dhe te te vdekurit,

Qe i lame dhe u ndame per se gjalli,

Ky malli yne do kish gerryer dhe hekurin,

Gerryer do ishin dhe guri e sterralli.

Nuk paska ndjenje me te forte se malli,

Se harroka njeriu kurre femijrine,

Edhe kur vertitet neper bote si i marri,

Ne fund u ktheka,ai ne origjine.

Malli dhe kujtimet qenkan zinxhiri,

Qe na mbajtkan lidhur me rrenjet,

Qenka era e vatres,edhe hiri,

Dhe hapat e para,ku muarm kembet.

Qenka gjuha jone e dashur,e embel,

Me e mira,e me e bukura ne bot,

Qumeshti i nenes,dhe ai ne shpender,

Ne kusit e çobaneve qe i mbushnin plot.

Dua te kthehem te shkolla e kuqe,

Atje ku mesova une A,B,C-ne,

Te kujtoj me mall mesus e mesuese,

Gjithshka,qe mua ata me kan dhene.

Te kthehem ne kujtimet e shkolles,

Ne ekskursionet qe benim athere,

Ne ato pikniket e bukura te kohes,

Qe organizoheshin ne pranvere.

Ku jane sot,te gjitha keto,

Kush u vu shqelmin,e i shkeli,

C’eshte ky rrenim,e kjo koh,

E bukura e asaj kohe,ku ngeli?

Na u desh ky salltanet,

Gjith keto qe sot i kemi,

Por i kemi lene shkret,

Si te huaj dhe kur vemi.

Aaah me pak,more me pak,

Sikur me nje vakt ne dite,

Vetem te jem ne konak,

Te me gjej rehat ky shpirt.

SERVET XHELIL

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com