Internetit… – Bukurie Binjaku
INTERNETIT…
AS TË QESHIM AS TË QAJMË!
(Pak si për humor!)
As të qeshim, as të qajmë
Pas fb.-kut, mëndja dhallë,
Fëmija qanë, se do ushqim,
Nënë e babë, fb. Komentim.
Nëna kremin, në zjarr harroi
Fëmija loton, kremi mbaroi,
Ç’bëni kështu, moj të uruara,
Fëmija-shërbim-përkushtuar.
Pas telefonit, si i skllavëruar
Bëhen punët, me të në duar,
Porsi një sëmundje ngjitëse,
Mbarë botës, duket shëtitje.
S’durojnë kur s’kanë internet
Huajfaj o vjedh, o vetë ia jep,
Dhe pse dimër, e hap dritaren,
Veç interneti mos humbë fare.
Del plaku të voglat propozon
“Jam i mirë”, veten lavdëron,
Kur shkon vajza, dhe e sheh,
Iku mbrapsht, nga ai u tremb.
Të flasin njerëzit, sot harruan
Me telefonin, qeshin vetmuar,
Rrugës përplasen, kur kalojnë,
Me sytë të fiksuar, në telefon.
Bëjnë shaka e mbajnë sekrete
Kodin telefonit, secili për vete,
Lum kush e ka një shpirt fisnik,
Trim i rrallë, e me të mirë miq.
Bukurie Binjaku 5. 6. 2020. GREQI.