Gjuhën e nënës mos e harro! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GJUHËN E NËNËS MOS E HARRO!

Aty ku linda i thonë vëndlindje
Ku Diellin pashë, herën e parë,
Eh vështirësi e nënës, në lindje,
Duroi dhëmbje, kurrë pa u qarë.

Ninullat ajo, kur më këndoi shqip
Shqipe në zemër, që muajin e parë,
Shqiponjë u ndjeva, unë në shpirt,
Nëna mësuar shqip, shpirti behar.

Aty ku u rrita, në fshatin tim malor
Ku me fëmijët loznim, pa djallëzi,
Si vëlla-motër shkonim në shkollë,
Kush ish mbrapa, i jepnim ndihmë.

Mësuesit e dashur, si prind i dytë
Që na mësuan, mëndjen ndriçuar,
Ata të palodhur, që na hapën sytë,
Gjuhën e artë, në shpirt rrënjësuar.

Ku abetaren tonë, të artë mësova
Shkronjat një nga një, shpirti dritë,
Mundin e mësuesit, në yje çmova,
Dashuri e shprehur, shqip në poezi.

Ndjej një dhëmbje, që nuk ndalon
Për ata shqiptarë, në vënd të huaj,
Që gjuhën e nënës, sot e harrojnë,
Nëna në shekuj, e pa zëvëndësuar.

Mësova këtu, dhe gjuhën greqisht
Nevojë komunikimi, për të punuar,
Por gjuha ime, e lidhur shpirtërisht,
E fola në familje, fëmijëve dhuruar.

Jam shqiptare, dhe në jetën tjetër
Dhe pse ndodhem, larg Atdheut tim,
Vargun qëndisur e mbresë në letër,
Kudo që jetoj, gjuhë-flamur në shpirt.

Bukurie Binjaku. 6. 5. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com