Sot piva kafenë më të hidhur në jetë..! – Ardian Muca
Sot piva kafenë më të hidhur në jetë..!
Sot piva kafenë më të hidhur i vetmuar.
Zemra nuk duronte erën e unapit.
Percolla gënjeshtrat e tua,me kafeinën e helmuar.
Ato më të përkëdhelurat,i’a dhanë vrapit.
*
Me zor e gjerba sot kafenë.
I lexova të gjitha gazetat e lokalit.
Që kishe ardhë,lajmi kishte marrë dhenë.
N’qytet dëgjohej akoma daullja e tellallit.
*
Eh,si është e ndërtuar kjo botë,moj e uruar!..
Gënjeshtra llustrohet,që të duket e vërtetë.
Më kot kërkova rrugëve,dashurin e munguar.
S’gjeta as Konstadinin t’i merrja kalin e shpejtë.
*
S’më the as lamtumirë,po ike me kalin e trojës.
Më le të ecja vetmuar,kuturu,nëpër qytet.
Prita tek metroja,nje fjalē nuk nxora prej gojës.
Ti m’ë thoje:”ik se nuk kam Wi-fi dhe internet”..!