August 5, 2024

Dashuria ime – Gezim Deda

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DASHURIA IME

Në zemrën timë ti mbreteron
Ditë e natë ty të mëndoj
Zemra ime po digjet flakë
Ska t’pushuar për ty renkon

Në kujtime digjet malli
Kur buzëve puthja i mungon
Largësia na ndau për së gjalli
Në ëndërra ledhatime kërkojnë

Kjo goje shkretë sa lëng lëshon
Nga ti pret ta ëmbëlsosh
Ka shume kohe që i mungon
Bashkë kur t’jemi do e kuptosh

Bashkë më natën do vijë ngadalë
Që sonte të mos ndjeshe vetemi
Në vësh do të peshperis ca fjalë
E në mëngjes do largohem përseri

Do të vij të prek ballin e nxehtë
Që digjet nga ajo temperaturë
Të ledhatoj flokët lehtë lehtë
Kjo dashuri mos t’shuhet kurrë

G Deda;

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com