August 7, 2024

Një buqetë poezie lule mirësie! – Bukurie Binjaku

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË BUQETË POEZIE LULE MIRËSIE!

Prej shpirtit buruan shkronja
Petalet ngjyrosur, si pikturim,
Buqetën me lule, sot formova,
E aromën ia hodha trëndelinë.

E emërova: “Buqetë mirësie!”
Varg i dhuruar, derë më derë,
Me shpirt e ndjenjë dashurie,
Vjen mahnitshëm, si pranverë.

Nektarin aty bukur vizatova
Një bletë përmbi të vendosa,
Por sa më pa, një tjetër bletë,
Ajo kujtoi, se ishte e vërtetë.

Më erdhi keq në bahçe e çova
Me bletët e tjera e bashkova,
Ato trumë, mblidhnin nektarë,
Unë në avlli, shkronjat në varg.

Jam punëtore, ato më punëtore
Morëm rrugën, udhëtim të gjatë,
Në sheshe vallen, dorë përdore,
Derisa arritëm, në malin e lartë.

Dielli sa kish dalë, na erdhi pranë
Mbi vesë ylberin, ngjyra e shtroi,
Bletët lëkundnin, petalet ngadalë,
Burimi rridhte, si kristal na freskoi.

Më pas u grumbulluan, nëpër hoje
Vargu ëmbëlsi-mjalt, shpirtit i lyer,
Ëmbël me bilbilat, këngës ia mora,
Melodinë e tyre, poezisë në nota.

Bukurie Binjaku. 7. 6. 2020. GREQI.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com