August 7, 2024

Ka ikur… – Besnik Memelli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KA IKUR…

Ka ikur dashuria që ishte që moti
kujtohet rallë e vetëm për mallë,
lum kush diti ta mbajë qe i zoti
si vajti kjo punë tashi kështu vallë?!

Kohët e vështira larguan njerëzit
edhe me keqardhje sot kujtohet,
ajo nuk është larguar prej shpirtit
mbahet gjallë nga dëshira kurohet.

Vuajtja e madhe për bukën e gojës
gjithashtu për një jetë më të mirë,
presim lumturinë brënda shpresës
duhet shum punë diçka për të arirë.

Nga e keqja tani po ha robi robin
brënda familjes gjithshka po ndodh,
ashtu si shqiponja që ha korbin
kjo jetë e sotmja sa shumë na lodh.

Besnik Memelli
05.06.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com