Për ju miq – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PËR JU MIQ
I hedh në letër vargjet
Dhe shpejt i nis tek ju
Pyes veten: “Janë të denj’ ?!”
Në se jo, të ngelen këtu
Si dita e vrejtur
E qiellin me re
Si bimë e vyshkur
E hedhur përdhe
Si një vjetërsirë.
Si përroi i tharë.
Si baçe lën’ pas dore.
Si qen, nga dera dalë
Oh! Meritoni shumë
Ndaj ndjehem para jush
Si nxënëse, një grusht ( e ndrojtur )
Her’ dridhur, her’ prush.
Më lexoni, fjalën e ngroht’
Dhuruar me tepricë
Askush si redaktor
Zemrën ma lini në dor’
Përshëndetje miqëve të mi që më lexojnë
Poezi nga permbledhja me poezi
“Lule mbi thinja”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com