Çelje sysh, si luleverë – Asja Mulgeci
Çelje sysh, si luleverë
Me ty do jem,
në çdo frymëmarrje e jetësim,
do të ndrij sysh si rrezear,
mbi flokun tënd, zi si korbi,
mallesh ngarkuar le të më pikojë loti!
Ngjitun shpirtit do të mbaj përherë,
rënduar le të më kenë vitet
do të çel sysh, si luleverë,
atë derë…
s’do mundem,
ta mbyll asnjëherë.
Eh,
e di Ti s’më sheh,
se unë vij si erë,
mos u lodh kot,
nga vetja,
mos u tut,
mbyll sytē
dhe më ndjej…
Lëshohem kaq butshëm
në tandin trup,
ndjenjash kuqloj
si gjaku në dej;
pra, po te them, ta dish:
Frymoj përherë me një dëshirë,
ekzistenca jote diku mbi tokë,
më gjallon shpirtin,
më mban
rrokaëmbël jetës
shpresëndeztë…
ndjehem kaq mirë,
pa Ty mbirë zemrës,
si mrekullimë ,
do isha veç një pikë uji
në shkretëtirë !
Asja Mulgeci