Larg – Jan A Kosova
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Larg
Fjala: “Larg” po merr dimenzione frikësuese
Edhe pse me mallin tashmë jemi mësuar
Shtohet dhëmbja, shtohen ditët dëshpëruese
Se çfarë është gëzimi sikur kemi harruar
Po merr dimenzione frikësuese fjala: “Larg”
Dhe shpirti nuk e kupton më fjalën: “Pritje”
S’më mbetet tjetër pos ta shkruaj një varg
Për dashurinë e zemrës, këtë dashuri në rritje
Me ty edhe fjala: “Larg” e humb ashpërsinë
Ëndrrat që kanë ikur pëndohen, kthehen prap
Dhe prap lind frymëzimi që e mund mërzinë
Kur fjalët e tua: “Të dua” më përcjellin çdo hap
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com