Natë pranvere – Zymer H. Haliti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NATË PRANVERE
Mes piklave shiu
Dhe freskisë pranverë
Qielli sodit i vërenjtur
Nën dritën e hënës zbeht.
Retë enden qiellit
Nën barrën e dhembjes
Mbulojnë drithërimin e diellit
Bardhësinë e ditës sime.
Erë e lehtë puhi
Më kujton netët pa hënë
Dhe fjalët memece…
Që kurrë s’janë thënë.
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com