Tuzi, shenjtësia e Arbërisë – Musa Jupolli
Tuzi, shenjtësia e Arbërisë
U riktheva nga Londra…Berlini e Parisi me pyetën
Tuzi i Dedë Gjo Lulit « mapat » na i dridhi në tempujtë
E kalkulimeve të gabuara, hiq më pak në fajësi osmanlie
Tuzin e përqafoi freskia e një vargu n’ekzil të mërgatës
Ku as « myhyr » as « tampon », nuk e dridhën Malësinë
Qiellit i mora ngjyrën për shkrime, sy, vetulla, ball, buzë mjalti
Një « qafore » me Flamur kombëtar, pranverë me një zë
Nuk ka lule që nuk ujiti loti ynë, në shpirtin tënd të dhimbjeve
Ti Atdhe ! Deri në faqën e fundit, deri në plagën e mbramë
Vetëm Ti Atdheu ynë i Dardanisë mund ta bësh
BASHKIMIN KOMBËTAR
Dje, sot e për t’ardhmën, në kohë të vështira, në kohë të bukura
Sikur dallgët e detit buqet shpirti ynë, tokë e mbushur me mitologji
Me emra të mëdhenjë, me emrin Gjergj Kastrioti, e fill pas një Pjetër
Një de Redë, Naim, Fishta e Bulka n’filozofi që derdhet në faqet e letrave
Mu si lumi, mu si loti n’Oqeanin tënd të pa kufi
Plagë e vjetër, plagë e re , është kohë për shërim
Tuzi e tha, Dardania, e gjithë Arbëria flasin me një gjuhë !
_________________
Berlin-London- Paris
Musa Jupolli