Kur ti nuk vjen – Bujar Salihu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR TI NUK VJEN
Kur ti nuk vjen
Unë ndjehem njeriu më i harruar i këtij qyteti
Kur ti nuk vjen
Shtratin tim e mbërthen vaji plot dënesa
Kur ti nuk vjen
S’mund t’i mbyll sytë drita jote më mban zgjuar
Kur ti nuk vjen
Litari i vetmisë zgjatet duke më shtrënguar
Kur ti nuk vjen
Trupi më ndizet flakë nga trishtimi
Kur ti nuk vjen
Unë zgjohem me shtratin tim të squllur
E dashur
Mos më lër vetëm
Se ky mund të jetë mëkati yt i pafalshëm
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com