August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shpreso….

Jeta ka sfida lloj lloj,
di të prekë aty ku nuk beson,
shpeshëherë të bën dyshimtë,
vallë me njerëz manipulon…

Ndodhë të futë në dhembje,
ndodhë të futë në vuajtje,
po një ditë e bukur jetuar,
e bënë vuajtjen të harruar…

Po sot nuk arrite një qëllim,
të kaplon një zhgënjim,
për një çast mendje ndërrojmë,
për ditën e nesër fillojmë shpresojmë…

Shpresa ngjyrosë jetën
atëherë kur jemi të rrënuar,
fillon ngritë muret e saja,
mendimet e reja për t’i ndërtuar…

Ka ditë që ndihemi të dështuar,
ditën tjetër gjithçka ka ndryshuar,
pasi dita nga dita dallon,
duhet besuar, se shpresa në neve rron…

Sa mirë që egziston shpresa,
ne na mbanë në jetë,
na mbronë nga zhgenjimet,
që shpesh njeriu nuk i pret…

Shpreso pra shpreso,
se shpresa është vërtetë në ne,
ngjason në dashurinë që vjen,
atë ditë që nuk e pret….

Lule Alidema

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com