Njeriu i mire ne dekada – Florenca Rada
Njeriu i mire ne dekada.
Je munduar shume ne jete
O, njeri i mire.
Hallet askush s’ti ka qare,
Ne dere askush s’te ka ardhe.
Ashtu i heshtur koke ulur,
Me peshen e halleve mbi supe,
Ivetmuar luftoje,
Veshtiresite ti perballoje.
Me shatin ne krah,
Drejt fushes shkonje,
Mes shiut dhe baltes,
Me opinga punonje.
Era te rrihte shpinen,
Dielli rreshke te bente fytyren,
Qull ne djerse kulloje,
Deri sa punen te perfundoje.
Ne torben prej doku
C’te kishte vene gruaja valle?
Nje cope buke misre,
Nuk kishte as edhe nje cike dhalle.
I lodhur i raskapitur,
Ku djersa ne trup te kishte ngjitur,
Ktheheshe ne shtepi me te vetmin gezim ,
Te perqafoje femijt’.
Syte e perlotur,
Askush s’ti shikon,
Me vehte mermerit :
-Te varfit askujt s’i intereson.
Jeta vazhdonte,
Vitet kalonin nji nga nji,
Ti o njeri i mire,
Mbete po i njejti njeri.
E po thame :-
Shume kohe shkoi,
Hallet do zgjidhen,
Se dhe koha ndryshoi.
Ja keshtu ti o njeri,
Me sakrifica dhe mundim,
Luftove per ata femije,
Bere jeten disi bukuri.
Eh, po, disi bukuri,
Se neper bote u shperndave,
Le token meme dhe shtepine,
Le njerzit dhe shoqerine.
Prape koke ulur ishe,
Ankthe ne zemer kishe,
Nuk ndjeheshe i lire,
Si ne vendin tend Shqiperine.
Pse? Moj jete e bekuar,
Cfar ka per ne qe nuk shkon?
Pse? Ne te varfer do mbetemi si gjithmon?
O, njeri i mire,
Trupi jot i krusur mbeti,
Nga peshat e jetes mbi shpine,
Po ti mbete si gjithmon, njeri i mire.
FL. RADA
ITALI 21 /6/2020