August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MOS…HIJEN

Hijen qe me ndjek,
ndalu, mos e prek,
mos ma shkel,
ajo quhet siluete,
e Zoti i madh te vret.
Ajo eshte hija ime,
qe ne varesi te kohes,
nga drit’ e diellit
apo drita e henes,
leviz pa u ndjere,
vendqendrimi, si ta bjere.
Here shkurtohet ,
dhe here zgjatet,
here mbushet,
dhe here mpaket.
Mos ma shkel hijen
ajo pas me vjen,
dhe eshte e vecante,
s’me le te kem mall,
dhe me levizjen e saj,
tregon,pa fjale
se jam e gjalle…

Tirane 25 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com