August 10, 2024

Gjurmë netësh – Dhimitri Jani Kokaveshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

GJURMË NETËSH.

Ku mund të përqendroj
aq ëmbëlsi
aq dashuri, vështrimesh?…
Të gjej si
një bjekt, m’i zbut
nën dritën
e ikonës tënde hijet…!
I zbërthej.
Të zbërthej, dritës
Hënore
mes netëve kur qarkullon
mendimit:
Depërton, netëve
s’të ndaj
dëshirave dhe pse s’ ja ndaj d
ëshirat Hënës!…
Nuk ja fal, pa ty, ngjarjet
dhe ngjitjet
e shpirtit, i krijoj lartësive dhe
gjykimeve
në shkëlqime, rrezesh
o diellore…!
Më mbulo dhe më zbulo
shpirtin…?
Ma zbulo, në dashuri më
ndrit
bukurisë…! O bukuri
sa lartë
më ngjit sa lartë
Hënës
t’i fal vështrimet…?!
Hënës
ja dërgoj, kur më mungon
pa ty, asgjë
nuk krahasoj, ide, konceptesh
ngulmimeve
netëve dhe dritës
të gjurmoj
netët…? Gërshetoj
dritës
të dhuroj o drit e udhëve
ëmbëlsive:
I përjetoj, rrethimeve të tua
ndihem d
i ekspozuar dritës mbi
redaktime
zbërthehem, si një pacient
verbal, i jetës
dritës dhe Ty…, ju kushtoj!
Krijimet:
Në lavdi shkëlqimesh dhe
dritë perendie!…
Ju jetoj.

Dhjk©21-06-2015

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com