Krisja e shpirtit – Seti Pezaku Vladi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KRISJA E SHPIRTIT
Klithja e krismës së tokës,
Si Polifem i verbuar
Oshëtiu
Thellësive memece të shpirtit.
Uturimë e saj
Zvarritej në ritmin e kohës.
Tmerron,
Të bën
Të arratisesh prej vetes,
Të njohësh njerëzit,
Të bën
Të zbulosh të vërtetët dhe falsët,
Të zbulosh mashtrimin
Me maskën e dashurisë
Që shpirtin kris.
Në tempullin e durimit,
Netëve që pikonin
Limfën e dhimbjes,
Kam përsëritur
Të njejtën lutje
Drejt qiellit
Që merrte me vete
Dhe psherëtimat e tokës.
@seti pezaku vladi
26/06/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com