August 9, 2024

Ndihem mire ne Kanine – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NDIHEM MIRE NE KANINE

Kush u ngjit ne Kanine,
e nuk mbeti mbrekulluar,
kalane e vjeter mbi shpine,
perballe deti i qetesuar,

Atje trimerine e gjen,
lapidar permbi cdo gur,
‘Smail Qemali pret ne shesh,
ne mes burrash, ishte burre.

Kush Kaninen e njeh mire,
lartesohet nE drit te kohes,
shkon e rri me plot deshire,
atje ne ballkon te Vlores.

Kush e njeh Kaninjotin,
me shpirt te bardhe e punetor,
ta hap porten kat me kat,
te pret me zemer ne dore.

N’ato brinja nen ullinjte,
baresin bujq e blegtore,
jane familjare te denje
shoke e miq ne cdo kohe.

Kur marr rrugen per Kanine,
s’me ndahet nga buza, kenga
se jam mbese e ndihem mire,
kthehem shpesh, me deshire.

Tirane 27 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com