Ne ju njohim – Izet Limani
Ne ju njohim
Ju më ftuat të bëhem prehë e juaja
duke menduar,
se me kaq mbaron msheftësia.
Na mbajtët dhunshëm në terr
deri në lindjen e diellit të nesërm
dhe
besuat se do të ecim mbrapsht.
Më detyruat shkollimin
në alfabetin tuaj.
Na shkelët
shekuj me rradhë,
duke pasuruar thesarin tuaj
me britma fëmijësh
që qanin nga dhuna.
Rrugët i gatuat
me ngjyra helmi
duke i quajtur legjendare
dhe u bëtë popull krenar
që prej kurë e vodhët historinë.
E tani,
në emër të Zotit
nëpër kishat që pinin gjak,
luteni dhe
drejtësi kërkoni,
të cilën as kujt s ja njohët.
Zoti e di,
se këtë mund ta bëjë
vetëm soji juaj.
Kthehuni në Karpate, shkoni nga keni ardhë.
Izet LIMANI
Zvicër-Gjenevë
03.12.2010