Në sytë e tu – Besnik Memelli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NË SYTË E TU
Në sytë e tu shoh detin
ku notoj në pafundësi,
të katër stinët e vitit
jetesë dhe harmoni…
Qiellin e pafund kaltërosh
me re me borë dhe shi,
buzëqeshjen e diellit çapkën
hënës në terin e zi…
Buzagazin e embël
puthjen e përflaktë,
ndezjen dhe fikjen
e ndjenjës së zjarrtë.
Zemërimin dhe inatin
keqardhjen,dashurinë,
respektin dhe jetën
gruan e mirë,fëminë.
Në sytë e ty shikoj
Amfisën e shtëpisë
familjen e dashur,
folenë e qetësisë.
Midis të tjerave shikoj
botën e madhe që na rrethon,
botën e madhe që zjen
që zhurmshëm ecën jeton.
BESNIK MEMELLI
03.07.2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com