Mish e thua… – Suzana Rama
MISH E THUA….
,,,,,,Motiv popullor,,,,,
Citjane kuqja tek shkoi,
me te dy gjymat tek kroi,
uli koken, s’me shikoi,
e t’me flase nuk denjoi.
Bluze verdha trendeline,
me cmendi mua te zine,
baluket mbi balle i rrine,
era loz, ja kreh, ja ngrin.
Mua duart krejt me hane,
dritheroj qe ta kem prane,
ata sy, driten me dhane,
ato buz’, pa gjume me lane.
Bej ti flas zeri me dridhet,
gjunjet priten, ti shkoj prane,
duart shpejt e shpejt, djersiten,
me lodhin, mendimet rradhe.
Perpelitem, s’me ze gjumi,
dal e pres ne breg te lumit,
neper endra qesh e luaj,
jemi nje, s’jemi te huaj.
Do dal neser, qe pa gdhire,
te kroi, nje me bilbilat,
ta ndaloj e ti ze prite,
ti them nja dy fjale te mira.
S’do ti them vuaj per te,
do ti them qe shume e dua,
si ne endra do te bej,
te mos rrime si te huaj.
Eja, vesa e mengjezit,
trendafili i praruar,
t’me falesh rrezen e diellit,
burr’ e grua, mish e thua.
Tirane 05 06 2020
Suzana Rama DV