Boshtit të një paqeje të humbur – Rudina Muharremi Beja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
***
Boshtit të një paqeje të humbur,
rrotullohej vazhdimisht ambicja e tjetërsuar,
veshur nuancave të bukura,
vështrimit fshehur.
Dehur atij eksitimi,
që ka një fillim gati fëminor
e kaq larg të dërgon prej vetes
vetkënaqësisë së Unit
në kërkim të një tjetër emocioni…
Çudi, si mundet kjo ethe shpirti,
t’i shpëtojë tonës vetëdije?!
12/07/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com