August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALLI

Malli sulet mbi ditët e mia,
rrethuar,
mbi kujtime rrëzuar,
plasaritur buzëqeshja si qelqurinë e thyer,
si statujë humbur ngjyre,
nëpër vite gërryer.

Malli që shfaqet fytyrës së zverdhur,
sikur gjethet e vjeshtës
mbi lëkurë mbledhur,
shpërbërë e veshur rreth buzëve
si pyetje retorike,
si imazh ylberi,mbijetuar përtej drite.

Se malli është sy,
është zemër,
është poezi,
në rruazat e shpirtit rrin gozhduar,
shpërndahet nëpër re,
e prap kohës i kthehet,
mbi qerpikë rënduar.

…Dedikuar atyre qe jeta nuk na mundëson më ti kemi e ti përqafojmë,dhe atyre që i duam me çdo kusht pranë,por janë larg e na mungojnë çdo çast…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com