August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FUSTANI

Të shoh ec rrugës serbes mbi taka
e shpesh minifundin me dorë e ul,
ti vetë i ke nxjerë kofshët përjashta
sytë e meshkujve nga vendi i shkul.

Gjoksi model i bukur gjys përjashta
si një ballkon shumlulesh me aromë
kalon rrugës dhe teshtijnë ato taka
pllakat e trotuarit prej tyre rënkojnë.

Fustani me pika sa i bukur qënka
trupin tënd të bukur sa e zbukuroka,
sytë kureshtarë pa gjumë i lënka
fain s’ta ka kush po ta paska koka.

Kalimtarve të rrugës sytë i ngelën
tek ty xixëllonjë që rrugën ndriçon,
mos e ul fustanin era bën të vetën
mesazhe tek meshkujt live i çon.

Besnik Memelli
15.07.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com