Dikur trokite… – Besnik Memelli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DIKUR TROKITE…
Dikur,heshtur trokite në zemrën time
dhe unë ta hapa atë menjëher,
si kopësht pranvere çeli jeta ime
dhe ndjenjat mu ulën në prehër.
Mu desh punë me ditë të tëra
dhe netëve të rija pa gjumë,
që pranverën ta sillja tek zemra
që e lumtur të ishe ti dhe unë.
Që atëhere ka kaluar çerek shekulli
në atë kopësht ka lule të reja,
në atë kopësht s’largohet prilli
në atë kopësht mer oksigjen jeta.
BESNIK MEMELLI
20.07.2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com