Sonte në dritë hëne – Zoica Gjolla Popi
Të dashur miq!
Sot është dita e tretë e publikimit të poezisë sime,në flash mob poetike# Poemsin EnEnEnd.
Mirënjohëse poetes Senana Sadic që më mundësoi në këtë botim maratonë.
Ju flm ju,lexuesit e miq të mi të mrekullueshem,që më mbështesni.
Tetë ditë, tetë poezi e tetë transmetime stafetash.
Ia kaloj stafeten poetes tonë të shkëlqyer Nezi Plaku Velaj!
Suksese e dashur në këtë garë të bukur!
Poezi
Sonte në dritë hëne
Si arrite që zemrës
t’i japësh dritë hëne
e shpirtin ta qëndisësh
në formën e një ylli?
Më thuaj, si!?
Nën tingujt e një pianoje lëkundesha…
nuk munda të vallzoja
vesëkëputuri lot
më solli aromën tënde…
Buzët në gjumë nate
u puthën në dhimbjen e largësisë…
Sa shumë qeshje
sa shumë ngjyra vezullonin
aq sa ëndrra e dëshira u bënë valë….
e unë kërkoj hijen tënde në refleksin tim…
Si arrite, si?!
Të më përmallesh përsëri
në atë vallëzim
e unë lëkundem…lëkundem
me pëshpërimën rrëmbyer
në një gotë vere të bardhë…
S’e di a qan
a qesh
ky shpirti im?
Mos e përsërit më, të lutem…!!
Se ti s’e di ç’ndodh brenda meje…
një shpirt i lëshuar
një zemër e lënduar
e kapur në fluturim…
Si arrite…më thuaj, si?
Në refleksin e hijeve tona
forma e një zemre
brenda një shpirti
përjetësinë kërkoi.
Sonte në dritë hëne…
Zoica Gjolla Popi
Të gjitha të drejtat i rezervohen autores.