Zogu i gjakut tim – Mehmet Breznica
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ZOGU I GJAKUT TIM
Është diku
Një zog
Pa pupla është
I bukur është
Përrallor
Erërat e rrahin
Shirat e lagin
Flakët e lëpijnë
Tymi e nxin
E Ai
As të fluturojë
As të bjerë
Nga pema
E asaj dëshire
Mes ujit
E zjarrit
Tash e mot
Kapërdin lotë
Pritet e rritet
Në trungun e vet
Është i bukur
Zog qiellor
Zog i zi
Me dy kokë
Në qiellin e gjakut tim zbriti
Nga i Zeusit Fron
Mehmet Breznica
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com