Dredharakja – Avdyl Zeneli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DREDHARAKJA
Largomë merakun
pas perdes qëndisur
të të shoh fytyrën
trupin sa je rritur
Do të pres të rritesh
be për këtë tokë
me yjet e hënën
do të bëhem shokë
Ujiti ti lulet
çdo ditë në saksi
merru bukurinë
për pajë e stoli
Falëm dashurinë
si bregu lumit
ti moj dredharake
si shtrat i Osumit !
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com