August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JO !!!

Jo mos u largo e dashur
mos shkatëro dashurinë,
me mund e kemi ngritur
ku do e lësh ti lumturinë?

Jemi sfilitur gjithë kohës
deri sa gjetëm njëri-tjetrin,
ke luajtur nga ment e kokës
të fala dhe më fale shpirtin.

Ç’të ka hipur kjo marëzi sot
më thuaj çpo ndodh me ty?
pse na e prish gëzimin kot
ngrije kokën shikomë në sy.

Ato syçka që më robëruan
që me shkrepëtimën e parë,
ato syçka që dikur më kuruan
dhe na i futën të dyve zjarrë.

Jo e pamundur të largoheni
se s’ka keqkuptim mes nesh,
në zemër njëri-tjetrin e kemi
e imja përgjithmon do të jesh.

Besnik Memelli
09.08.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com