Në plazh – Dhimiter Nica
NË PLAZH
Dallgët lozonjare po zgjaten me naze,
etjen duan ta shuajnë në shkëmbinj e brigje,
vajzat gjysëmxhveshura si ngjalat mes valëve
po çelin si lulet, që ndizen e ndizen…
Nga lart pulëbardhat turren përmbi dallgë,
të vëna në garë për mezen e drekës,
një bjondinë e ëmbël afrohet ngadalë,
mendja po më mbytet gjer në pikën zero…
Ca skafe në breg venë e vijnë vërdallë,
i premtova mikes xhiro thellë nga deti…
Gjesdisëm Mesdheun me miken e rrallë
dhe në ato xhiro, unë isha vet Mbreti…
Sa herë e kujtoj dridhem si purteku,
kjo Elenë e bukur më erdhi si ngjalë,
ndoshta nga Paridi ma solli Mesdheu,
ndoshta Pinelopi më pret në Tiranë!
Marë nga libri Puthjet na bëjnë më të bukur, Fan Noli – Tiranë 2018.