Krisi pushka n’atë Prekaz – Sahit Shala
KRISI PUSHKA N’ATÉ PREKAZ
(Kanga e paré-në frymën popullore)
Pa dalé dielli, rrezja e parë
krisi pushka n’ ate Prekaz,
mbushë jané fushat me barbarë,
tanksa e topa u vijnë mbas.
Me pushkë n’ doré bashké janë nisé
si dikur n’lahute t’Malésisé,
bacë Shabani u ka pri,
hajdi kétu, o djemté e mi,
erdhi dita n’lufté me hi
se s’jetohet ma me shki.
Sa shpejt Hamza shkon mbas tij,
si t’ish reja tue u pri,
si dikur Muja i Jutbinös,
Oso Kuka i Vraninés,
s’e duroi zogun e shkinés,
por zunë pritat va pör va
s’kemi pasë kurrë besé me ta,
qysh prej t’madhit Skënderbe
dité e naté me ta jem pre,
tue u vra e torturue
tokat tona me i zaptue,
këte nuk mundemi me durue
n ‘arat tona me lavrue,
gjuhën tonë me na e poshtnue,
cirilicë s’kemi me shkrue,
po kështu zoti s’e ka thanë,
se sa djem na i lanë pa nanë
e sa nana i lanë pa fëmijë,
edhe n’djep tue vu singi.
Sot nji gjamë lëshon Çiçavica
tanë në kambë asht çue Drenica,
nuk durojmë jo këtu kapica,
pa u kallë flakë Drini-Bistrica.
Krisi pushka e bacë Shabanit
e të tjerat gjithë mbas njanit.
Lufton baca me djemtë e tij
ballë për ballë me nji ushtri,
kur ka zbardhë rrezja e parë,
qinda tjerë n’ndihmë u kanë ardhë,
asht mbushë fusha korba t’ zi
topa, tanksa u shkojnë përbri.
Trim Ademi zog drangoni,
hiç nuk trembet prej asnjanit,
prej frangjisë në frangji,
thue se t’ gjallë do me i përbi
veç tre vetë me nji ushtri.
Çka ban burri prej trimnisë,
tash nji kange ia ka nisë:
“Tek len dielli e praron hana,
Zhuj Selman, thotë, s’ban ma nana.”
Atëherë shkiet janë tërbue,
top mbas topi n’kullë kanë gjue,
pak Shabani asht ligshtue,
n’kambë e n’dorë na ish plague,
po kurrë frontin s’do me lëshue!
Këte s’e ka zakon shqiptari
me u dorëzue para barbari,
për pa u kallë mali e fusha
nuk dorëzohet Shaban Polluzha.
Kështu tha plaku e muer mall
amanet, tha, djalë mbas djali,
frymë e fundit pak pa i dalë
po e lëshon rreptë nji piskamë:
Bini djem, ju dhashtë e mara
edhe lufta u priftë përpara,
nji bombë dore e gjuen n’ ara,
shumë çetnikë i shtrin për tokë,
shumë pa duer, pa kambë, pa kokë.
Kështu gjithnji e pat Drenica,
me qajtë shkinat, kukavica,
me tregue atje n’Serbi,
se Shabani e djemtë e tij
për shumë vjet i vesh me t’zi.
Por Ademi asht zemërue
kur i pa t’vramë fëmijë e grue,
rrethatoren ka shtrëngue,
nji rrebesh plumbash ka gjue,
shumë për tokë i ka palue.
Mblidhni, qani, tash, oj shkina,
si dikur te Vranina,
Oso Kuka ju pat thané,
qö s’e lëshojmë ketë tokë nanë,
për pa u vra vëlla e motër,
per pa u djegë cdo gja né voter.