August 3, 2024

Vendlindja ime, malli im – Shpetim Avdi Xharri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

15.08.2020

Vendlindja ime,malli im

Nga ti jam ndarë ka 14 vjet

Tani jetoj në Tiranë,në kryqytet

Por në çdo çast në mendjen time

Të kam ty vendlindja ime

Të kujtoj gjithmonë me mallëngjim

Vendlindja ime,malli im

Lumi i kohës vjet për vjet

Rend e rend në rrugën e vet

Koha rene larg e më larg

Por,ty të kam këtu në prag

Ty të kujtoj pa pushim

Vendlindja ime,malli im

Këtu po ndërtoj jetët tani

Bashkë me fëmijët e mi

Me shokë e miq e familjarë

Larg teje moj zonjë e parë

Lulke të kam në shpirtin tim

Vendlindja ime,malli im

Koha bën punën e vet

Duke rendur ditë e netë

Rritet e rritet mosha ime

Në rrugën e jetës pa kthime

Ty të kam prush në shpirtin tim

Vendlindja ime,malli im

Autori

Shpetim Avdi Xharri

Cel:+355683020248

Email:shpetimxharri123@hotmail.com

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com