Moj Korçarja bukuroshe! – Xhuljeta Ferraj
MOJ KORÇARJA BUKUROSHE!
…….
Në çdo lule të kërkova,
Aromën tënde dot s’e gjeta,
Me gishta petalet i preka,
Faqe kuqa porsi molla.
Ku ti gjej aty sy blu?
Deti nuk krahasohet me ty,
Loti nga syt më mbyti,
Ki mëshirë moj dallgë dhe ti.
E piva edhe një gotë,
Nga vera me rrush të zi,
Ëmbëlsia e buzëve të tua,
Po më çon në çmenduri.
Tek gota ime u ndal ajo,
Më bëri pak shoqëri,
Ja preka krahët fluturës,
Butësinë tënde ajo se kish.
Në çdo notë muzikore,
Zërin tënd e kërkova,
As bilbili në dritare,
Nuk t’a mer ty moj korçare.
Jetës time ,jetës t’ime,
Vetëm ti i dhe kuptim,
Mos më lerë të dehem prap,
Zemra ime të do pran.
As poçari s’të dha formë,
As piktori më ngjyrime,
Ty nga mendja s’të heq dot,
Moj korçarja bukuroshe!
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ