Asaj që më tha – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
**
Asaj që më tha
Je buzëqeshja ime
Kurrë si preka dorën
E unë dridhem si purtek
Buzën kurrë s’ia putha
Të mijat lëngëzohen nektar mbushen
Asaj që bebëzat s’ia pashë
E çdo natë freskohem liqeneve të saja
Asaj që faqet s’ia përshkova kurrë me gishta
Loti m’rrjedh e shtratin lumit i ndryshoi
Asaj që s’u pamë,s’u prekem s’u puthem
Me buzëqeshjen e saj ëndrrën mëkoj.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com