Melodi e pakënduar – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Melodi e pakënduar
Ndoshta mbete i çuditur
ku janë fjalët, që t’i thashë
lëndimi tek unë u plasarit
nga heshtja që s’don të flasë.
Dëgjoje zërin e shpirtit
lëshoje e ti atë zë
unë të di të fuqishëm
pendimin varur mos e lere.
E di që fshehurazi do kendosh për mua
ndoshta do të qajmë pa zë
ku je shpirt, njëkohësisht të themi
s’po le vënd nëpër skuta të të gjejë.
Mos mbeç hije për mua
as unë për ty, mbi këtë dhe
ah,ti melodi e padëgjuar
e pakënduar ndonjëherë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com