Moj kohë… – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MOJ KOHË….
Më gjeni armë e të vras kohën,
Gënjeshtaren ,këmbëlehtën.
Se na ngrysi buzëqeshjen,
Tinzisht e kafshoi jetën…..
Nuk jam shquar kurrë, unë jo,
Për terror e shpirt vandali….
Nëse kot të vras moj kohë,
Dije, se e bëj nga halli…..
E kam ndrydhur shumë vetveten,
Së fundi e ndava mendjen,
Do i vejedh vellon buzëqeshjes,
E me të do mbuloj brengën…..
Se “beqare” e pret dimrin,
E s’po gjen kjo brengë shkreta,
Një “topuz” të vrasë “kovidin”,
E sërish të rilindë jeta……
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com