I dua gjithë ngjyrat që natyra na ka falur… – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
I dua gjithë ngjyrat që natyra na ka falur..
I dua gjithë ngjyrat që natyra na ka falur..
Mos më quani “të kuq, “rozak” apo “blu”,Emblemë mbaj një Shqipe,
mbi flamur krahëhapur,
Shqiptar jam i lindur,
rrënjët kam këtu….
Më ngroh ajo puhizë
flamujsh që valviten,
E puth majëmalet radhë radhë,
Ti dua ty Nëntor,
gjithë orët, netët, ditët,
Atë univers yjesh
që të ndrin mbi ballë….
Se aty lind dielli i të gjithë agimeve,
Vallëzojnë vitet,
shekujt, epokat,
Nëna u tund djepin
të gjitha stinëve,
Të gjithë breznive, të gjitha moshave….
Për ty thurim vargjet,
hitet edhe këngët,
Altarit tënd ti mbeten kurorë,
Se në atë zulmë ne e ngjyejmë penën,
Shpirti ëmbël flet,
ligjëron ç’do orë….
Për Gjergjin fisnik,
shqipe mbi altar,
Që e rrok Preshevën, gjer në Prevezë,
Shpirtin e Ademit,
vullkan përmbi Shar,
Ballndriturin Ismail,
bujaren Nënë Terezë…..
Për bijtë e llogoreve me dyfek e penë,
Për djemt e bashkuar,
të gjithë me një zemër,
Për mijëra e mijëra,
një plejadë e tërë,
Që ja mbrojtën Shqipes,
nder edhe emër…….
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com