August 6, 2024

Të pres rishtaz të vish – Kujtim Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË PRES RISHTAS TË VISH

Vjen ëmbël e shkon si tretet një valë,
Në bregun që fle plot rërë të butë,
Ti s’është nevoja që të flasësh me fjalë,
Ti flet me shikimin e bukur, të urtë,

Si puthjet e diellit mëngjesit pranveror,
Mbushur plot lule, aromë trëndafili,
Shikimet e tua më ngrohin çdo çast e orë,
Kur çfaqesh gjithmonë si lulet çel prilli,

Në fjalët e tua plot tinguj të ëmbël,
Duket ka zbritur e këndon bilbili,
Kur pranë të ndjej më vë flatra në zemër,
Më mbush me zjarr e shkëndija idili.

Ti dhe ndarjet i zbut plot fresk e plot jetë,
Trishtimin e fshin me shikimin plot dritë,
Si perëndim i bukur që ylberet thërret,
Gjithshka rreth meje i jep rreze dhe e ndrit.

Si dielli mbrëmjes që ikën e zhduket,
Qeshur mëngjeseve të vijë përsëri,
Imazhin tënd unë pres rishtas të duket,
Të frymojmë si një trup dehur n’dashuri.

KUJTIM HAJDARI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com