Gjurmë mirësie – Xheladin Halili
GJURMË MIRËSIE
S’çeli mëngjes e t’mos shoh të parën rreze.
S’kaloi ditë që s’e mbushe me vepra mirësie.
Nuk bie muzgu e të mos i shoh gjurmët.
As lëmoshën më të mirë-buzëqeshjen e ëmbël.
S’mbetet gjë që s’ia qan hallin,
Atë s’e gjen te çdonjëri.
Lodhja nuk të ndal,
Ajo veç të shoqëron.
Po dhe ti mban shpirt,
Lodhesh, por s’ta vërejmë.
Zellin, dashurinë, dhembshurinë…
Të brumosura në qenien tënde.
Ato janë të qëndisura thellë,
Në një zemër të gjallë.
Ato lëshojnë gjurmë kudo,
Kudo që të shpien këmbët tua.
Kudo që edhe hija jote bie,
Edhe ajo lë gjurmë.
Edhe ajo është përmalluar
Kur drita s’ka rënë mbi ty.
Edhe mot i vranët, dhe shirat të duan.
Të duan, se edhe nën shoqërimin e tyre ti lë gjurmë.
S’ndalesh!
Vallë nga tufë bletësh vjen?!
Sa mirë që u shëmbëllen atyre.
Ti edhe sot je e tillë,
Sot edhe më shumë lë gjurmë,
Sepse populli e bota është sprovuar,
Sot edhe më shumë…
Ah, sa mirë!
Lum bëfsh e lum bëfshim për ty,
Dhe të tjerët si ti.
Po pate në dorë fidanin, mbille!
Mbille edhe në pafsh kataklizmën që po të rrëmben!
Medaljoni s’të duhet në qafë.
Medaljon e stoli je vetë.
Gjurmët e mira te Zoti i Vërtetë!
~Xheladin Halili
Viti, më 30.08.2020