Të pata thënë moj mos mbaj inat – Seit Paci
TË PATA THËNË MOS MBAJ INAT
Të pata thënë moj mos mbaj inat
Se koha do ecë e vitet do ikin
Ta pata thënë moj ta përsërita gjatë
Të gëzojmë gjithë kohën,të qetësojmë dhe shpirtin.
Dhe sot se kuptoj pse smë dëgjove
Që ke qenë e shurdhër ktë se them dot
Eh sa kohë sa vite kot ti i çove
E zemruar pa shkak se kuptoj as sot
Nga kjo të mirë s’patëm as unë as ti
Veçse një brengë na shoqëroj të dyve
Gjithë kjo kohë kaloj me mërzi
Se qemë dashur si drita e syve
Unë e kuptoj sot mendje ke ndryshuar
Pret të të them prap të njëtën gjë
Jo pra tani jam unë i zemëruar
Se koha të dyve prapa po na lë
Tek unë më besimi nuk është si atëherë
Kur mendja ime ishte në fluturim
Tani unë e hap por se mbyll dot derë
Nuk të dhuroj dot më atë gëzim
Të dy ne e humbëm kohën e çmuar
Iku pra iku pa na pyetur fare
Ti nuk e vlerësove e unë tash jam zemruar
Dje kishim dhe derë, sot as dritare
Tani që të dyve na pret qielli hapur
Dera është mbyllur dritarja coptuar
Që të dy tani ne jemi plakur
Rrugëtimi bashkë për ne ka mbaruar
,,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,02 SHTATOR 2020