Dhuromë dashuri që nuk vyshket asnjëherë – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dhuromë dashuri që nuk vyshket asnjëherë.
Nuk thahet nga etja, dimri e acari.
Mbushmë me dashuri që sjell vetëm pranverë,
ku dhe mes ngricës të më përkëdhelë behari.
Të më qetësojë dimrave dallgët e rrëmbyera.
Të më mbushë zemrën me dritë agimi.
Të më zgjojë shpirtin me ëndrrat e ngazëllyera.
Të ketë pastërti kristal si ujë burimi.
Të më japë buzëqeshjen e një rrezeje dielli.
Të më mbulojë me të qiellit kaltërsi.
Të ketë në brendësi perla si funddeti.
Të më sjellë mrekullinë e tetë në sy.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com